Vendosni fjalën kyçe....

Tregtonin mallra me vula false, dy të arrestuar në Lezhë


Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, pas një operacioni të koduar “Fake grains”.

 Dy të arrestuarit, A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë, akuzohen se tregtonin në qytetin e Lezhës artikuj industriale pa faturë e dokumente dhe me vula e stampa të falsifikuara.

“Operacioni ‘Fake grains’ arreston 2 shtetas që tregëtonin në Lezhë artikuj industriale pa faturë e dokumente, me vula e stampa të falsifikuara.

Nga hetimet disa javore të ndjekura nga Seksioni kundër krimit ekonomik dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë pas informacione të siguruara në rrugë policore, u bë realizimi i operacionit “Fake grains” me arrestimin e shtetasve A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë.

Këta shtetas në Lezhë, u kapën me mjetin e tyre me nje sasi artikujsh për t’i tregëtuar në lokalet e qytetit të Lezhës.

Malli i bllokuar dyshohet pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistruar.

Veprat penale që akuzohen janë: ‘Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale’, ‘Fshehja e të ardhurave’, ‘Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë’, ‘Manipulin i tregut’ dhe ‘Falsifikim i vulave e stampave’.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *