Vendosni fjalën kyçe....

Kapen rreth 26 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohen dy shtetas shqiptarë


Mbi 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar pranë kufirit greko-shqiptar, në Kapshticë.

Raportohet se operacioni i zhvilluar nga policia kufitare greke nisi me kontrollin në një banesë në pronësi të një shtetasi grek, aty ku u gjetën 27 pako me kanabis me peshë totale 26.2 kilogramë.

Nga hetimet rezulton se këtë sasi droge e kanë futur në Greqi dy shtetas shqiptarë ditën e djeshme në orët e para përmes një automjeti dhe më pas e kanë çuar në banesën e grekut 36 vjeçar.

Mjeti i transportit u gjet në Follorinë dhe brenda tij shoferi dhe pasagjeri, shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç. Brenda në mjet kishte vende të improvizuara për transportin e drogës.