Vendosni fjalën kyçe....

Milani i vendos kushte Piolit, largim nëse nuk arrin Champions League


“Kuq e zinjtë” ia kanë vënë kusht trajnerit italian vazhdimin e punës me kualifikim në Ligën e Kampionëve

Stefano Pioli mund t’i japë fund eksperiencës tek Milani nëse klubi italian nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Kuq e zinjtë” aktualisht gjenden në pozitën e dhjetë në Serie A dhe vijnë nga humbje në derbin lokal nga Interi.

Kuqezinjtë kanë 10 pikë më pak se Atalanta, e cila gjendet në pozitën e katërt.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, xhirot e ardhshme do të jenë vendimtare për trajnerin italian.

Në opsion të Piolit është Luciano Spalletti, i cili ishte afër Milanit edhe vitin e kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *