Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, disa të plagosur (VIDEO)


Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Luz në Fushë-Krujë. Mësohet se një furgon ka goditur nga pas një veturë, e cila më pas ka goditur një tjetër mjet tip mikrobus me pasagjerë që ndodhej para. Siç shihet në videon e publikuar nga Fax News, automjetet kanë mbetur të shkatërruar nga përplasja.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Personat e plagposur janë identifikuar si Metush Brinja 74-vjeç, Xhevahire Brinja dhe Behije Brinja nga Kukësi, të cilët udhëtonin në makinën tip Audi, ndërsa e plagosura e katërt është identifikuar si Dila Shota.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *