Vendosni fjalën kyçe....

Basha i bashkohet protestës: Rama po dhunon qytetarët për t’i vjedhur, Arta Marku është fshehur


Banorët e zonës së Astirit janë sot në ditën e 29-të të qëndresës së tyre kundër prishjes së banesave të tyre për zgjerimin e rrugës. Protestës së tyre ditën e sotme i është bashkuar kreu i Partisë Demokratike, Basha.

Ai denoncoi atë që e quan si aferën e Unazës së Re, ku po vidhen miliona euro ndërsa tha se Rama ka shkelur Kushtetutën dhe çdo ligj ndërsa dhunon qytetarët.

“Është shkelur ligji për pronën publike, është shkelur Kushtetuta dhe po dhunohen çdo ditë qytetarët që Edi Rama të grabisë një shumë astronomike, pa treguar asgjë për projektin. Pse po investohet në këtë pjesë të unazës. Pse një nga kompanitë është regjistruar në parajsë fiskale, kush fshihet pas kësaj kompanie.

Këto ja  pyetjet që kam sot unë, dhe ju ftoj ju si media të hetoni. Dua të dënoj dhunë mbi kameramanët dhe mbi gazetarët si dhe shoqërimin e 5 protestuesve ditën e djeshme. Kjo që po ndodh këtu ka të bëjë jo heshtë me fatin e këtyre familjeve, këtu po bëhet autopsia e regjimit të Rilindjes.” – tha Basha.

Më tej ai shtoi se Kushtetuta ka rënë, ndërsa Kryeprokurorja Marku është fshehur dhe nuk reagon për denoncimin e qytetarëve. Ai siguroi protestuesit për mbështetjen e fortë të opozitës në kauzën e tyre.

“Këtu po tregohet se si ka rënë Kushtetuta. Prokurorja e Përgjithshëm është fshehur dhe nuk reagon për denoncimin e bërë nga qytetarët. Kjo është pasqyra e vërtetë se ku ka përfunduar Shqipëria me një të çmendur, që kërkon të plaçkitë shqiptarët. Ne jemi në krahë të tyre, për tu dhënë forcë për tu dhënë kurajo”, deklaroi Basha.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *