Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Problemi i Ramës, me mua nuk bën dot pazare të pista


Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat që ai i drejton.

Berisha tha se Rama e sulmon, pasi me të nuk mund të bëjë dot pazare të pista.

“Çfarë e shty Ramën të organizojë një kongres të tillë, jo kërkesat e qytetarëve dhe problemet e shëndetit. E shtynë interesat e klaneve mafioze të drogës. Interesat e klaneve të drogës. Çfarë e shty tjetër Ramën të ecë në këtë drejtim? E shty tmerri që ka nga opozita e vërtetë. Ai ka kuptuar se loja me opozitën fiktive ka marë fund dhe e di që shqiptarët çdo ditë e më tepër po vendosin që t’i japin atij përgjigjen e merituar.

Këto ishin dy motivet të cilat e shtynë atë në ekstrem për të marrë një shoë të tillë të pazakontë, unik në Europën e sotme.

Në garat e ardhshme çdo shqiptar do ta arkivojë atë në ndërtesën e harresës së Shqipërisë.

Çfarë ka ai me Sali Berishën? Ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista. Me Berishën nuk mund dot të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është problemi i tij. Nuk them se nuk i kujtohen edhe 3 disfatat suksesive pas vitit 2005.

Edhe ato memorie e hidhur janë por mbi të gjitha merr fund koha kur ai tërhiqte popullin opozitar prej hundësh nëpërmjet udhëheqjes së tij.”- tha Berisha.