Vendosni fjalën kyçe....

Në SHBA më shumë vende pune sesa të papunë


Në SHBA ndodh ajo që në pak vende të botës është realitet.  Hapja e vendeve të punës po e tejkalon numrin e të papunëve në Shtetet e Bashkuara duke detyruar bizneset të rishikojnë mënyrën se si ata të gjejnë punëtorë.

Departamenti i Punës, të martën, bëri të ditura të dhënat më të fundit për hapjen e vendeve të punës, transmeton Reuters. Raporti tregon një rritje të vendeve të punës në dhjetor. “Nëse kjo vazhdon edhe për disa vite, atëherë sigurisht që do të kemi mungesa të krahut të punës”, tha Ryan Sweet, një ekonomist që ndjek ekonomitë rajonale në “Moody’s Analytics”.

Ekonomistët thonë se shenjat më bindëse të mungesës së fuqisë punëtore do të ishin një rritje në rritjen e pagave.

Burimi: Reuters


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *