Vendosni fjalën kyçe....

Derbi italian për të siguruar shërbimet e anësorit të Çelsit


Juventusi dhe Interi raportohet se i janë bashkuar garën për mbrojtësin anësor të Chelseat, Marcos Alonson, i cili pritet të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni, gjatë afatit kalimtar të verës.

Spanjolli i ka bërë vetëm 11 paraqitje në Premierligë këtë sezon, nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard dhe, pasi që nuk është pjesë e planeve të këtij të fundit, ai pritet të largohet nga Stamford Bridge këtë verë

Megjithatë, ai ka kontribuar me katër gola dhe tre asiste përgjatë këtij sezoni. Këto statistika dhe paraqitjet e mëparshme të tij kanë qenë të mjaftueshme që gjigantët italianë të rreshtohen në garën për 29-vjeçarin.

Daily Express raporton se Interi dhe Juventusi janë interesuar për mbrojtësin e krahut të majtë, i cili kishte luajtur për trajnerët e të dyja ekipeve, Antonio Conten e Chelseat dhe Maurizio Sarrin e Juventusit, pasi që të dy trajnerët kishin qenë në Chelsea para se të ktheheshin në Itali.

29-vjeçari u transferua në Chelsea nga Fiorentina në gusht të vitit 2016 për 23 milionë euro dhe kontrata e tij aktuale në Stamford Bridge është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Deri më tani, ai ka luajtur në 140 ndeshje për londinezët, i ka shënuar 22 gola dhe ka kontribuar me 17 asiste

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *