Vendosni fjalën kyçe....

“Cakajn e solli Baton Haxhiu, u propozua ministër si ushtar i Beogradit” – Berisha për ministrat e rinj


Gjatë intervistës së tij në Ora News, ish-kryeministri Berisha foli për ministrat e rinj që ka propozuar kryeministri Rama.

Ai tha se të gjithë ishin persona që kanë dështuar në detyrat e përparshme. Lidhur me ministret e Financës dhe atë të Infrastrukturës, Berisha tha se e para nuk kishte rimbursuar ende farmacistët kurse e dyta kishte lejuar largimin nga aeroporti i Rinasit të Riformatos, pilotit italian që u kap me drogë në Divjakë.

“Ky ka sjellë në qeveri një zonjë e cila nuk ka rimbursuar  farmacitë. Ka sjellë  zonjën “Riformato”. A e dini se Riformato ende nuk ekziston në sistemin TIMS. Kush e nxorri atë, sepse ai nga Rinasi iku.” – tha Berisha.

Kurse për emrin e Gentian Cakajt, Berisha tha se ai ishte ushtari i Beogradit dhe i shërben atij.

“Një njeri që e sjell Baton Haxhiu, që është kryetar i Beogradit në Kosovë. Ky njeri vihet pasi është në shërbim të Beogradit dhe përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin dhe Batonin që është shef i Beogradit në Prishtinë”, u shpreh Berisha.