Vendosni fjalën kyçe....

Nga paraburgimi në spital, ndërron jetë në rrethana misterioze 49-vjeçari në Kukës


Një 49-vjeçar, që ndodhej në paraburgimin e komisariatit të Kukësit, ka humbur jetën në spitalin e këtij qyteti.

Medi Gjuni  dyshohet se ka vrarë veten ndërsa trupi është dërguar drejt Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë.

Sipas policisë, 49-vjeçari është ndjerë keq në paraburgim para se të dërgohej në spital ku edhe ka humbur jetën.

Gjuni ishte denoncuar nga familja e tij për ushtrim dhune gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit dhe u ndalua nga policia një ditë më pas, më 1 janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *