Vendosni fjalën kyçe....

Sulmuesi shqiptar nën shënjestrën e ekipit italian


Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, po kalon një formë shumë të mirë dhe kjo ka bërë që shumë klube të vihen në ndjekje të tij.

Lojtari që ka shkëlqyer me kombëtaren e Kosovës, luan akualisht në kampionatin holandez me Heerenveen, por pas interesimit të disa klubeve, holandezët po mendojnë ta shesin. Në ndjekje të Zenelit janë vënë ekipet turke Fenerbahçe e Galatasaray si dhe italianët e Fiorentinës.

Fenerbahçe po kalon një sezon të vështirë duke qenë se mban vendin e parafundit në kampionat dhe këtë sezon zor se do arrijë që të marrë pjesë në Kupat e Evropës kurse Galatasaray është në garë për titullin kampion. Fiorentina nga ana e saj qëndron në mesin e artë të renditjes megjithatë Seria

A është një vitrinë e rëndësishme dhe në rast se Zeneli shkon te ekipi vjollcë, do ketë mundësi të mira të provojë veten për të provuar më pas një ekip më me emër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *