Vendosni fjalën kyçe....

Menduat se studentët u dorëzuan? Kartolinat që i varën sot Ramës te pema e Krishlindjeve (FOTOT)


Kur të gjithë menduan se studentët kanë shkuar në shtëpitë e tyre në rrethe dhe protesta për këtë vit kishte mbaruar, një grup studentësh kanë vendosur disa kartolina në pemën e zbukuruar para Kryeministrisë.

Me shkrim dore, studentë dhe pedagogë kanë shkruar nga një kërkesë për çdo kartolinë dhe i kanë varur në pemë.

Edhe pse dje u tha se ishte protesta e fundit për këtë vit, studentët kanë paralajmëruar që në janar do të kthehen me më shumë përkushtim dhe më të vendosur në 8 kërkesat e tyre sesa më parë. Por gjatë kësaj pauze, mesa duket kanë menduar një gjë të veçantë që t’i përshtatej edhe atmosferës së festave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *