Vendosni fjalën kyçe....

Klubi turk në gjurmët e Riberisë


Francezi Frank Riberi do largohet në fund të këtij sezoni nga gjermanët e Bajernit të Mynihut. Mesfushori nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë për të ardhmen e tij, nëse do e mbyllë me futbollin apo do vijojë të luajë sërish.

Me daljen e lajmit, disa klube janë vënë në ndjekje të lojtarit që edhe pse shumë vite mbi shpinë srish ka përvojën e duhur që vlen ende. Në ndjekje të tij është vënë ekipi turk i Gallatasarajit, që këtë sezon nuk po paraqitet mirë duke u renditur në vendin e pestë të klasifikimit.

Ekipi nga Stambolli kërkon titullin kampion dhe deri në fund të sezonit janë për t’u luajtur edhe gjysma e ndeshjeve kështu që është krejtësisht në kohë për të synuar trofeun. Hollësi të tjera nuk kanë dalë ende dhe mbetet për t’u parë nëse turqit do arrijnë ta bindin Riberinë që t’u bashkohet.

Kostoja nuk pritet të jetë e lartë duke qenë se ai vjen me parametra zero dhe problem mund të jetë vetëm kërkesa financiare e mesfushorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *