Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhet kryetare e KLGJ-së, Naureda Llagami nga “Shoqëria Civile”


Zgjidhet kreu i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Ajo është Naureda Llagami, e cila vjen nga “Shoqëria Civile”.

Llagami u zgjodh me 10 vota në këtë post, ndërkohë që është zgjedhur dhe nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqsor me 7 vota. I zgjedhuri është Maksim Coku.

Në një prononcimi për mediat, kryetarja e sapozgjedhur e KLGJ-së konsideroi si sfidën më të madhe të saj, rikthimin e besimit të publikut te drejtësia.

 “Më gëzon konsensusi dhe besimi që do na shoqërojnë në këtë Këshill për të krijuar të gjitha sistemet e tjera të drejtesisë për të qëdruar larg politikës. Jam e lumtur që do të bëjë këtë rrugëtim së bashku. Sfida më e madhe është rikthimi i besimit të publikut tek drejtesia. Ky këshill duhet të hartoj dhe marre vendime në të mirë të drejtësisë.”- u shpreh Llagami.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *