Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga burgu Dorian Protoduari, banorët e Unazës nisen drejt Kuvendit


Lirohet Dorian Protoduari, protestuesi i Unazës së Re i cili u arrestua në pitalin  e Traumës, ku kishte shkuar për të vizituar të ëmën.

Pala mbrojtëse kishte kërkuar rivlerësim të masës së sigurisë të vendosur më herët ndaj Protoduarit. Trupi gjykues vendosi të lehtësojë masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Të pranishëm në gjykatë kanë qenë edhe deputetët Klevis Balliu dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i dhanë lajmin e mirë bashkëshortes së Protoduarit.

Pas marrjes së lajmit të mirë, banorët e Unazës që ndodheshin jashtë gjykatës tanimë janë nisur drejt parlamentit për t’iu bashkuar studentëve në protestë.

Dorian Protoduari, është një nga protestuesit më të spikatur të protestës së banorëve të Unazës së Re. Ai është shoqëruar nga policia më 22 nëntor, teksa ndodhej në Spitalin e Traumës, ku ndodhej e ëma e shtruar pasi ishte goditur nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *