Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pyet Nikollën: Si e ndërtove vilën brenda dy viteve, harxhove 15 milionë euro për godinën e ministrisë


Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka folur për paratë e munguara në arsim që sipas tij kanë shkuar për rikonstruksionin e godinës së ministrisë dhe për ndërtimin e vilave.

Berisha ka ka pyetur Ministren e Arsimit Lindita Nikolla se si e ka ndërtuar vilën e saj brenda dy viteve.

“Si e ndërtove vilën brenda dy viteve si ministre. 15 milionë euro për rikonstruksionin e godinës, për kolltuqe dhe tualete. Thuaju studentëve pse bllokove për 3 vite me radhë masterat dhe i çove ne universitetet private“-deklaroi Berisha

Berisha më tej ka shigjetuar edhe Kryeministrin i cili ditën e djeshme është venë në vështirësi edhe nga studentët e Universitetit të Vlorës të cilët e pyetën se si e ka ndërtuar vilën e tij në Surrel të Tiranës.

Berisha nëpërmjet shifrave lexoi deklarimet e pasurisë së Kryeministrit Rama në ILDKPI gjatë viteve që ka shërbyer si kryetar bashkie si edhe si kryeministër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *