Vendosni fjalën kyçe....

Sot dita e dytë e vaksinimit për personat +18 vjeç, Manastirliu: Paraqituni me kartë identiteti


Sot është dita e dytë e vaksinimit masiv kundër koronavirusit në vend për moshat e reja. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka ftuar të gjithë personat mbi 18-vjeç që duan të bëjnë vaksinën kundër Covid-19, që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit për ta kryer atë.

“Dita II e vaksinimit masiv +18 vjeç.

Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin tuaj. Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00.

*** Mbi 950 mijë vaksinime të kryera. #MbroShëndetin#ShqipëriaBuzëqesh.”- shkruan ministrja.

Pak ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka zgjedhur dy ditë, ku qendrat e vaksinimit do të hapen për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që duan të marrin vaksinën anti-Covid: në datat 29-30 qershor.