Vendosni fjalën kyçe....

Projekti i Unazës së Re, çfarë skandali paralajmëron Basha për nesër


Banorët e Unazës së Re kanë dalë në ditën e 46-të të qëndresës së tyre kundër prishjes së banesave që preken nga zgjrrimi i rrugës nga Pallati me Shigjeta te Sheshi Shqiponja.

Ata kanë deklaruar se do i mbrojnë pronat e tyre me gjak dhe se nuk i lëshojnë pa u dëmshpërblyer. Protestës së tyre u është bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Basha, i cili ka paralajmëruar se nesër do publikojë të tjera fakte tronditëse për aferën te Unaza e Re.

Basha tha se mbi rrënojat e shtëpive që do prishen te Unaza e Re, do ndërtohen pallate shumëkatëshe të cilat i janë dhënë një personi të dënuar për trafik droge.

“Kjo është një vepër korruptive përmes një kompanie fantazëm. Për të çuar deri në fund projektin e tyre, kërkuan të shkatërrojnë 1000 shtëpi, vetëm për të çuar në fund projektin e porositësit, Edi Rama.

Nesër PD do të publikojë një pjesë tjetër, po kaq të errët korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me krimin e organizuar kërkon të ndërtojë pallate shumë katëshe. Nesër do të tregojmë se si Rama e Veliaj ndryshuan planin urbanistik për t’i dhënë Edmond Begos leje për të ndërtuar mbi rrënojat e shtëpive tuaja.

Një njeri i dënuar për trafik droge, do të ndërtonte pallate shumëkatëshe, për të pastruar paratë e drogës. Mos veprimi i Prokurorisë tregon kapjen nga Edi Rama. Në kushtet kur Prokuroria nuk vepron, qytetarëve u ka mbetur vetëm rruga e protestës.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *