Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shqipëria ndër vendet me emigracionin më të lartë


Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në 25 vjetorin e pranisë së Organizatës Ndërkombëtarë të Migrimit në Shqipëri.

Në këtë aktivitet, presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e rastit, ndërsa është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet me emigrim të lartë.

Shqipëria nuk mund të ishte indiferente në këtë debat, për shkak të historisë së saj si vend origjine, tranziti por edhe vendmbërritje e emigrantëve dhe refugjatëve’, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

“Shqipëria nuk mund të ishte indiferente në këtë debat, për shkak të historisë së saj si vend origjine, tranziti por edhe vendmbërritje e emigrantëve dhe refugjatëve.

Në këtë kontekst, ne e kuptojmë fort mirë se migrimi ka të bëjë mbi të gjitha me jetën dhe dinjitetin njerëzor. Ndaj të gjithë duhet të solidarizohemi, veçanërisht për të garantuar dinjitetin e atyre që largohen nga rreziqet reale në kërkim të azilit, të zonave më të sigurta, të një jete më të mirë”-shtoi më tej Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *