Vendosni fjalën kyçe....

Pas disa këngëtarëve, edhe Soreca u bën thirrje studentëve të dialogojnë me Ramën


Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka bërë një deklaratë, me anë të së cilës mbështet protestën paqësore të studentëve, si tregues i demokracisë së shëndetshme.

Sipas delegacionit, e drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Në fund të deklaratës, bëhet ftesë për dialog, që duhet të çojnë në zgjidhje konkrete e praktike.

“Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri.

Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike.” – thuhet në deklaratën që është publikuar në faqen në “Facebook” të delegacionit të BE-së në Tiranë.

Më herët edhe personazhe të ndryshme nga bota e muzikës dhe artit kanë bërë thirrje për dialog mes studentëve dhe kryeministrit Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *