Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Agjencia e bashkëqeverisjes sjell mbivendosje ligjesh, më mirë të ngremë një sindikatë të administratës publike


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se Agjencia për bashkëqeverisje nuk sjellë asnjë dobi por vetëm mbivendosje të ligjeve.

Sipas saj, më mirë do të ishte të ngrihej një sindikatë për administratën publike. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se projektligji për ashkëqeverisjen cënon autonominë vendore dhe demokracinë e institucioneve.

 “Në 2013 kemi miratuar ligjin për nëpunësin civil. Kjo agjenci nuk sjell gjë tjetër vec se një mbivendosje të ligjeve. A është kodi i punës mbi statusin e nëpunësit civil, mbi autonominë vendore? Mos ka ardhur koha për një sindikatë të administratës publike?  A do të ishte e nevojshme krijimi i një sindikate që mos krijohej një agjenci e tillë që përvec kostove në buxhet, neni 52 cënon autonominë vendore.  I bie që institucionet tona të llogaridhënies e kontrollit nuk ekzistojnë.  Një tjetër nen nxjerr jashtë loje ‘bilbilfryrësit’.

Një nga pikat më të rëndësishme, kjo agjenci heq të drejtën e ankimit në administrative, kujtdo individi që ankimohet në këtë agjenci.

Koha e përgjigjes është 30 ditë, pra nuk i lëmë më shumë se 5 ditë për ankimim. Ky projektligj cënon shumë jetën dhe demokracinë e institucioneve tona.

Ajo që do të theksoja e rekomandoja, do të ishte mos ka ardhur koha që kjo agjenci të kthehej në agjencinë e të gjithë ligjeve që ne miratojmë. Mungesa e një institucioni të tillë është e domosdoshme.”- u shpreh Kryemadhi.