Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj: Do tërhiqem në jetën time dhe do përfundoj librin. Alimehmeti ju nënshtrua Establishmentit


Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar lidhur me rezultatet e Primareve të Partisë Demokratike në Tiranë, ku fitues doli Belind Këlliçi.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Goxhaj shpreh mendimin se mjeku i njohur Ilir Alimehmeti u tërhoq nga balotazhi pasi kuptoi se i “gjithë Establishmenti” i partisë nuk e do, duke iu nënshtruar në njëfarë mënyre.

“Ilir Alimehmeti kur e kuptoi që gjithë Establishmenti i Partisë, nuk e do, tërhiqet nga Balotazhi sepse sot gjithë ditën nuk pushuan thirrjet!

Kjo fasada në krah të Belindit ka zero efekt në elektoratin gri sepse Iliri nuk transferon dot vota nga vetja te Belindi pikërisht sepse nuk ishte ai si individ që i merrte votat gri por ishte modeli i tij i ndryshëm nga i PD që i thithte ato dhe nuk ka se si të transferojë vota tek modeli që nuk e do elektorati gri! (do bindeni shumë shpejt..)”- shkruan ai.

Goxhaj e konsideron të sigurt tanimë fitoren e kryetarit aktual të bashkisë pasi shprehet “Veliaj tani në 20:30 hapi shampanjën e fitores!”

Përpos kësaj, ai jep lajmin se nesër do të jetë dita e fundit që do të dalë në një protestë për këtë vit.

Ndërsa e konsideron këtë një humbje të gjithë shqiptarëve dhe fitore të Ramës, Sorosit dhe gjithë “Armiqve të Shqipërisë”, Goxhaj thekson se do të marrë pak kohë për veten për të përfunduar librin e tij, për të cilin tashmë e ka të qartë dhe kapitullin e fundit.

KOMENTI I PLOTË I GOXHAJT

Dje nuk ishte 4 Dhjetor 2022 por 14 Maj 2023!

Ilir Alimehmeti kur e kuptoi që gjithë Establishmenti i Partisë, nuk e do, tërhiqet nga Balotazhi sepse sot gjithë ditën nuk pushuan thirrjet!

Kjo fasada në krah të Belindit ka zero efekt në elektoratin gri sepse Ilir nuk transferon dot vota nga vetja te Belindi pikërisht sepse nuk ishte ai si individ që i merrte votat gri por ishte modeli i tij i ndryshëm nga i PD që i thithte ato dhe nuk ka se si të transferojë vota tek modeli që nuk e do elektorati gri! (do bindeni shumë shpejt..)

Veliaj tani në 20:30 hapi shampanjën e fitores!

Edhe Belindsat festojnë..

Ndërkohë që Shqiptarët po bëjnë gati valixhet drejt Gjermanisë!

Nesër do të jetë protesta ime e fundit për 2022. Kam bërë gati edhe Posterin!

Protestën e parë politike në 2023 e kam në 16 Maj, para Selisë së PD ndaj atyre që ritradhëtuan Shqipërinë siç bënë për 8 vjet me Lylin e Soros duke na lënë në duart e Lalit, Ramës, Soros, … deri sa të na bindin që duhet të largohemi se do vijnë nga Bangladeshi, India, Pakistani, Jemeni, ndërkohë që struktura partiake nuk do ndryshojë:

PD do vazhdojë me anëtarët e rinj emigrantë nga këto vende që do bëjnë primare pas primaresh ku do fitojë gjthm Belindi si kryetar i përhershëm opozite, ndërsa Veliaj do të trashëgojë paqësisht pushtetin nga Rama kur ai të lodhet por SHQUPin aty do ta kemi plot me anëtarë të ndarë sipas komuniteteve indianë, bangladeshase, pakistaneze, jemenase që do i sjellë Alabbari dhe Emmari në fillim për të ndërtuar Qytet-Portin e Durrësit dhe në gjithë Shqipërinë e zbrazur nga shqiptarët! Edhe me ndihmën e vëllait të Belindit!

Sot humba unë, ti, të gjithë ne, vetë Shqipëria!

Fitoi Veliaj, Rama, Sorosi, Serbia, Greqia, gjithë armiqtë e Shqipërisë dhe mercenarët e tyre!

Siç u thashë, dje ata që shkuan të votojnë nuk kishin vota por lopata në duar, për të varrosur Veliajn apo veten e tyre dhe Shqipërinë.. Por shumica u bënë varrmihës të vetes dhe ne të tjerëve, siç bënë për 8 vjet me radhë!

RESPEKT DHE VLERËSIM PËR 2196 SHPIRTËRA TË LIRË QË E KANË NDËRGJEGJEN E QETË PARA ZOTIT, FAMILJES, SHQIPËRISË!

Zoti i shpëtoftë belindsat nga mënçuria se po u erdhën mendtë, do jetë aq vonë sa do kalojnë në depresion! INJORANCA DHE BUDALLIKU NË TË TILLA RASTE ËSHTË SHPËTIM NGA VUAJTJA!

TA GËZONI RILULËZIMIN E BASHA2.0 ME VELIAJN Q; GRADUALISHT ZËVENDËSON RAMËN!

Bashkë shihemi në 16 Maj 2023..

Siç ju thashë në 6 Dhjetor 2014 kur u takua Lyli me Sorosin dhe fatkeqësisht pata të drejtë siç kam pas gjithm! FATKEQËSISHT!

P.s.

Tani do merrem me punët e mia që i kam lënë pas dore, sdms me përfundimin e librit ZOGJTË E QYQES SË “SHOQËRISË SË HAPUR” sepse jam shumë i qartë tashmë se si mbyllet kapitulli i fundit për të cilin isha në dilemë!