Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshentët ndezin fishekzjarre, 7 të plagosur në qendrën tregtare në Dortmund (VIDEO)


Pasi disa të rinj ndezën fishekzjarre në qendrën tregtare “Thier-Galerie” në Dortmund, shtatë persona mbetën të plagosur ndërsa u krijua panik mes njerëzve.

Qendra tregtare, e vendosur në qendër të qytetit dhe në afërsi të tregut të famshëm të Krishtlindjeve të Dortmundit, ishte mbushur plot të shtunën në mbrëmje, shkruan RT.

Kur një grup të rinjsh hodhën disa fishekzjarre në turmë, qindra njerëz vrapuan të arratisen nga paniku dhe nga frika e një sulmi të mundshëm terrorist. Shtatë persona u plagosën gjatë rrëmujës së krijuar.

Ekipet e shpëtimit nxituan në vendin e ngjarjes për të marrë nën kontroll situatën.

Policia gjermane ka arrestuar katër adoleshentë të dyshuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *