Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet në kërkim kopja e Theresa May-t, vodhi paratë në një bankomat


Policia britanike është vënë në kërkim të një gruaje, e cila çuditërisht ngjan shumë me kryeministren Theresa May. Gruaja dyshohet se ka vjedhur para në një makinë jashtë një supermarketi në Hertfordshire.

Një grua kishte tërhequr para nga një bankomat por më pas i kishte harruar ato aty, shkruan RT. Kamerat kanë fiksuar një tjetër grua që vjen pas saj, e cila dyshohet se ka qenë ajo që i ka merrë paratë.

Policia e Hertfordshire po kërkon gruan e kapur nga kamerat duke publikuar fotot e saj dhe rrjetit nuk i shpëtoi pa vënë re se ajo ngjan tmerrësisht shumë me kryeministren britanike.

“E di që nuk është aspak ajo, por kjo me të vërtetë duket si Theresa May.”, thotë një nga komentuesit.

Sipas policisë, gruaja që ngjan me May-n mund të ketë informacione  lidhur me atë se çfarë mund të ketë ndodhur me paratë.

Ky rast vjen disa muaj pas publikimit të një tjetër rasti, ku një hajdut që ishte prej tre vitesh në ndjekje nga policia, kapet nga kamerat duke vjedhur në një supermarket dhe ai ngjante tmerrësisht shumë me aktorin David Schëimmer që luan rolin e Ross te seriali “Friends”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *