Vendosni fjalën kyçe....

U kapet gjysmë kilogrami heroinë, pranga dy të rinjve në Korçë


Janë arrestuar në Korçë 2 persona, të cilët akuzohen për trafik droge.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth gjysmë kilogrami heroinë, kanabis si dhe fishekë.

Në pranga kanë rënë Marsel Xhakollari, 34-vjeç dhe Ledion Metollari, 36-vjeç, të dy banues në Korçë.

“Policia njofton se në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë vijuar me kontrolle, si rezultat i të cilave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë të Marsel Xhakollari, 34 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe Ledion Metollari, 36 vjeç,(i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë”, të dy banues në Korçë.

Gjatë kontrollit trupor që Policia ka ushtruar ndaj Ledion Metollarit, në lagjen nr 6, (në hyrje të banesës së shtetasit M.Xh) iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Gjithashtu në banesën e Marsel Xhakollari, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

423.8 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Heroinë (nga e cila 109 copë e ndarë në doza).

19 tableta metadoni.

Një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

45 copë fishekë dhe një peshore elektronike.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *