Vendosni fjalën kyçe....

Vritet nga policia autori i dyshuar i sulmit me 3 viktima në Strasburg


Policia franceze ka vrarë të dyshuarin kryesor për sulmin vdekjeprurës në Strasburg, ku mbetën të vrarë 3 persona ndërsa u plagosën më shumë se 13 të tjerë.

Cherif Chekat, i cili dyshohet se kreu sulmin u vra pas një shkëmbimi zjarri me policinë, operacion në të cilin morën pjesë qindra forca policie e helikopterë.

Sulmi i rëndë në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg të Francës ndodhi ditën e martë dhe pas kësaj policia franceze u vu në ndjekje të të dyshuarit.

Policia në bashkëpunim me policinë gjermane, duke qenë se qyteti është shumë pranë kufirit mes dy vendeve arriti të lokalizojë të akuzuarin kryesor për sulmin dhe pas një ndjekjeje disa ditore arriti ta pikasë.

Chekat, i cili ishte një person i njohur për policinë franceze, shkëmbeu zjarr dhe u vra nga efektivët.

Sulmi vdekjeprurës bëri që qeveria franceze të ndalojë ngritjen e të gjitha tregjeve popullore për festat e fundvitit si një masë paraprake për të shmangur të tjera sulme të ngjashme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *