Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me heroinë, arrestohen dy persona në Korçë


Dy persona janë artrestuar në qytetin e Korçës, pasi akuzohen se shpërndanin heroinë.

Të arrestuarit janë një 34 dhe një 36-vjeçar, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur por vetëm inicialet e tyre, M.Xh dhe L.M.

Dy personat rezultonin të dënuar më parë për vjedhje, ndërsa së fundmi janë kapur me heroinë në hyrje të banesës së 34-vjeçarit.

Në banesë më pas u gjetën edhe 423.8 gramë heroinë, si edhe një sasi kanabis.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë vijuar me kontrolle, si rezultat i të cilave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Xh, 34 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

L.M, 36 vjeç,(i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë”), të dy banues në Korçë.

Gjatë kontrollit trupor që Policia ka ushtruar ndaj shtetasit L.M, në lagjen nr 6, (në hyrje të banesës së shtetasit M.Xh) iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Gjithashtu në banesën e M.Xh, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale :

423.8 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Heroinë (nga e cila 109 copë e ndarë në doza).

19 tableta metadoni.

Një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

45 copë fishekë me mbishkrim E.

1 peshore elektronike.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal në ngarkim të këtyre shtetasve.”, thuhet në njoftimin  e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *