Vendosni fjalën kyçe....

Sot formimi i Ushtrisë së Kosovës, Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë


Sot është dita kur Forcat e Sigurisë së Kosovës, priten të shndërrohen në ushtrinë e Kosovës. Lidhur me këtë ngjarje, ka folur kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e konsideroi këtë një votim historik.

“Mirëmëngjes miq, Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”, shkruan Haradinaj.

Në Kuvendin e Kosovës, sot në seancë plenare pakoja e ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK): Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes; Ligji për FSK-në dhe Ligji për Shërbim në FSK. (Kuvendi i Kosovës).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *