Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e studentëve, procedohen penalisht 25 persona, mes tyre Edmond Tupja dhe Robert Aliaj


25 persona janë proceduar penalisht nga policia, në lidhje me protestën e studentëve të zhvilluar ditën e djeshme përballë Ministrisë së Arsimit.

Mes të proceduarve, janë edhe figura të njohura, si pedagogu Edmond Tupja, kantautori dhe artisti i njohur Robert Aliaj.

Të tjerë të proceduar janë edhe avokati Altin Goxhaj, studentja dhe aktivistja Mirela Ruko, pedagogu Redi Muçi dhe aktivisti Klodian Leka.

Këta persona akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Sipas policisë, po punohet ende për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.

“Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:

Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj.
Dhe aktivistet politike Gaetano Doci dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD).

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *