Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon propozimet e Kryemadhit: E paska gdhirë duke menduar për studentët!


 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjidhjes së propozoi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve.

Rama ka ironizuar Kryemadhin, duke thënë se “s’paska fjetur mbrëmë duke menduar për studentët”.

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)! Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore.”, shkruan Rama.

Kryemadhi tha se deputetët e LSI-së sot do të paraqisnin në Kuvend dy amendamente ligjore për të zgjidhur kërkesat e studentëve.

Kryemadhi tha se mjafton vetëm 1% e Produktit të Brendshëm Bruto, për t’i dhënë zgjidhje tetë kërkesave të studentëve, duke e hequr këtë përqindje nga 46 % i buxhetit të shtetit me të cilat qeveria paguan kompanitë koncensionare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *