Vendosni fjalën kyçe....

“Gjiknuri të japë dorëheqjen. Ne nuk hamë bar”, banorët e Astirit në protestë (VIDEO)


Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata kanë këkuar dorëheqjen e Damian Gjiknurit dhe kërkojnë që projekti i Unazës së Re të anullohet. 

“Nga ky shesh i kërkoj Damian Gjiknurit të japë dorëheqjen. Ne nuk hamë bar. Ne jemi njerëz shumë më të mirë se Gjiknuri. I kërkojmë të largojë fadromat, IKMT-në. Tani dolën zbuluar, prandaj kërkonin shpejt e shpejt të na prishnin banesat. Kërkojmë pezullimin menjëherë të projektit “, u shpreh një banor.

Protestuesit kanë deklaruar se janë me studentët dhe duan t’u bashkohen protstës së tyre. “Jeni me studentët”, “Studentë janë bijtë tanë”, janë thirrjet e banorëve. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *