Vendosni fjalën kyçe....

Turisti skocez gjen një burrë të vdekur në pyllin e Divjakës


Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Divjakë. Mësohet se është gjetur i vdekur në pyll një person rreth të 40-ve.

Trupin e pajetë e ka evidentuar një çift turistësh skocezë, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë e zonës. Turistët kanë treguar se kanë qenë duke ecur në hyrje të Parkut Kombëtar Divjakë në momentin që kanë parë një burrë të pajetë në anë të rrugës.

Dyshohet se personi i pajetë është peshkatari A. Ndoni, pranë të cilit është gjetur dhe një biçikletë. Ai besohet se mund të jetë përplasur nga një makinë.