Vendosni fjalën kyçe....

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë protestës së studentëve


Protesta e studentëve ka gjetur jehonë në media ndërkombëtare. “Reuters”, “AP”, “Ansa”, “New York Times” dhe “Washington Post”.

Mediat reaportojnë atë që po ndodh në vend prej 7 ditësh tashmë, duke theksuar se studentët i kanë refuzuar të gjitha ftesat e kryeministrit Rama për t’u ulur në bisedime duke kërkuar më parë plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentët janë në ditën e 7 të protestës në rrugë. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre dhe kanë paralajmëruar se në rast mosplotësimi, ata do marshojnë drejt Kryeministrisë.

Kreu i qeverisë, Rama, edhe sot përsëriti ftesën e tij për t’u ulur në bisedime me studentët, por këta të fundit e kanë hedhur poshtë sërish.

Ata kanë deklaruar se asnjë student nuk do shkojë në takim me Ramën dhe ata që shkojnë nuk përfaqësojnë askënd. Ata thërrasin: Arsim falas, ulni tarfiat, e duam Shqipërinë si gjithë Europa, e duam arsimin si gjithë Europa.

Pak ditë më parë kryeministri Rama i cilësoi ata si ngelës por më pas u detyrua të ndryshojë qëndrim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *