Kryeministri Rama u zotua në zgjedhje se do i legalizonte banesat në zonat informale dhe këtë do e bënte falas.
Ky ishte një nga shumë premtimet e kreut të qeverisë siç duket edhe në videon e mëposhtme. Teksa deputeti Pjerin Ndreu i kërkon kryeministrit Rama të betohet solemnisht se do e zgjidhë çështjen e legalizimeve të banesavë në zonat informale, kreu i qeverisë nënshkruan banderolën ku ishin shkruar premtimet dhe më pas thotë:
“Dëshiroj që ky zotim i firmosur prej meje të vendoset këtu diku në sytë e të gjithëve dhe vlerësimin tuaj ta jepni pas 4 vjetësh mbi bazën e këtij zotimi. Po bëhet çerekshekulli që Saliu vazhdon t’ju mbajë peng. Vazhdon t’ju përdorë si mish për topat e fushatave të tij elektorale.” – deklaronte Rama para zgjedhjeve.
Ditën e sotme kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do ketë legalizime për banorët e Unazës së Re, të cilëve u bëri thirrje të lironin rrugën duke mundësuar zhvillimin e fundit. /Hashtag.al
Video publikuar nga Klevis Balliu