Vendosni fjalën kyçe....

U denoncua nga banorët, ndërhyrja te Unaza e Re ishte pa leje


Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur në mbledhjen e ditës së djeshme dhënien e lejes për ndërhyrjen te Unaza e Re.

Edhe pse banorët e Unazës së Re kanë 18 ditë që protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre, KKT-ja ka miratuar vetëm dje lejen e zhvillimit për segmentin që zgjerohet nga Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.

Pak ditë më parë, banorët e Unazës së Re, rrëzuan rrethimin e kantierit e një prej kompanive që do merret me zbatimin e projektit.

Edhe Avokatja e Popullit, në një deklaratë për mediat ka thënë se ndërhyrja ishte në shkelje të ligjit duke qenë se nuk kishte ende një leje ndërtimi për ndërhyrjen, leje që është miratuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Banorët e Unazës së Re, por edhe ata të Bregut të Lumit kanë deklaruar se nuk do i lirojnë banesat e tyre pa u dëmshpërblyer për prishjen e tyre.