Vendosni fjalën kyçe....

Pas dorëheqjes flet Taulant Muka: Çfarë gjeta në zyrën time


Zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka i ftuar në studion e “Ora News” ka zbuluar prapaskenat e dorëheqjes së tij.

Ai është shprehur se në zyrën e tij ka gjetur dokumenta bosh dhe pa përmbajtje. Sipas tij kjo është një nga arsyet që e ka detyruar të japë dorëheqjen.

“Gjeta dokumente bosh dhe pa përmbajtje. Unë mbaj mend kryeministrin e vendit dhe zotin Braçe që thoshte që zyrat ishin bastisur. Unë kisha karrigen dhe tavolinat, por nuk kisha përmbajtjen brenda. Ka qenë një zyrë bosh dhe pulti i televizorit ishte marrë dhe letra higjenike ishte marrë. Aty kuptova që unë nuk po ndihesha në shtëpinë time dhe pse aty informacioni nuk ishte, sepse pavarësisht kush vjen zv/ministër dokumenacioni duhet të qëndrojë.

Nuk ka një protokoll, zv/ministri nuk është një person kushdo. Ai ka një detyrë të rëndësishme.

Unë nuk jam mësuar me këtë model dhe vij nga një kulturë tjetër. Ka një mungesë menaxheriale.

Në ministrinë e Arsimit nuk ka ujë të pish dhe kafet kushdo që do më vinte në zyrë do ti blija unë me rrogën time”, u shpreh ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *