Vendosni fjalën kyçe....

Topalli kritikon ashpër Bashën: Njeriu që shkatërroi opozitën


Kryetarja e partisë më të re në vend, ‘Lëvizja për Ndryshim’, Jozefina Topalli ka deklaruar sot se shqiptarë meritojnë më shumë se të votojnë Ramën, Bashën, Kryemadhin e Metën.

Përveç kritikave ndaj qeverisë, ajo ka shigjetuar fort edhe kreun e PD-së, Basha, të cilin e akuzon për shkatërrimin e opozitës.

“Të dalësh me ofertë ose Edi Ramën ose Lulzim Bashën me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën bashkë është gjëja më e pamerituar për shqiptarët pas 3 dekadash, (ku emrat e mësipërm kanë patur ccdo pozicion qeveritar). Një vend që ka 40 % varfërinë ekstreme dhe ka udhëheqës politik njerëz që menaxhojnë PPP dhe Vila luksoze edhe në vitin elektoral është një rast guiness. Në çdo vend të botës problemi është qeveria. Në rastin tonë përsëri bëjmë përjashtim. Tek ne përvecc qeverisë dhe skandaleve e korrupsionit pa kufi të saj, është problem vetë drejtuesi i opozitës. Njeriu që shkaterroi opoziten dhe e pergjysmoi ne numra  ne mandatin e pare; qe i dhuroi qeverise te gjitha mandatet e deputeteve opozitar; qe i fali te gjitha keshillat bashkiak e bashke me ta te gjitha bashkite ne mandatin e dyte; ai, qe per 8 vite nuk rreshti duke thene se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen e qe tani po hyn si pa te keq ne zgjedhje pikerisht me ER, eshte rasti politik me i çuditshem ne bote.” – shkruan Topalli.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *