Vendosni fjalën kyçe....

“Hillary Clinton do garojë sërish” – Ish-këshilltari provokon me deklaratën e bërë


Ish-Sekretarja e Shtetit dhe kandidate për presidente e SHBA-së, Hillary Clinton, pritet të rikandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2020.

Lajmi është dhënë nga një ish-këshilltar i Clinton-it, në një artikull të publikuar në “Wall Street Journal” me autor Mark Penn.

Ky i fundit ka qenë këshilltar i ish-Sekretares së Shtetit në vitet 1995-2008. Pavarësisht se vetë Clinton nuk është shprehur në lidhje me një rikandidim të saj, Penn beson se shumë shpejt ky vendim do dalë në dritë.

“Bëhuni gati për Hillary Clinton, ajo do kandidojë sërish. Më shumë se 30 vjet në politikbërje, ajo do rikthehet sërish” , thuhet ndër të tjera në artikull.

Edhe pse shkrimi në gazetë është ende spekulativ pasi nuk ka asnjë të dhënë të verifikuar, vetë Hillary Clinton ka thënë para pak ditësh se do dëshironte të ishte presidente e SHBA-së, por pa e konfirmuar nëse do garojë.

Provokimi nga ana e ish-këshilltarit, ka zgjuar rrjetin ku pjesa më e madhe janë shprehur kundër rikandidimit të Clinton-it, pasi sipas tyre riciklimi i kandidatëve nuk është ide e mirë sidomos në rastin kur duhet sfiduar presidenti i tanishëm, Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *