Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin


Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë.

Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga përplasja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në Qerek, Krujë, ku këmbësori është përplasur për vdekje nga një makinë e cila drejtohej nga 31-vjeçarja me inicialet M.T.

Shoferja është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *