Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Mitsotakis në Athinë: Komunikim plot respekt e pa dorashka


Kryeministri Edi Rama është takuar sot me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në kuadër të pjesëmarrjes në forumin “Delphi”.

Në një postim, Rama theksoi se mes dy vendeve ekziston një marrëdhënie e veçantë miqësore.

Ai nënvizoi se, pavarësisht sfidave, komunikimi ka qenë gjithmonë i hapur dhe me respekt.

Postimi:

Athinë – Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri.

Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.