Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Marrëveshja e 17 majit Basha-Rama vijon ende, prishi teatrin e i dhuroi PS-së pushtetin absolut mbi çdo instuitucion


Presidenti Meta ka akuzuar ish-kreun e PD-së Basha për marrëveshjen e 17 majit 2017 me kryeministrin Rama.

Në konferencën e paralajmëruar për shtyp nga presidensa, kreu i shtetit tha se ajo marrëveshje shkaktoi prishjen e teatrit, djegien e mandateve të opozitës dhe dhurimin e pushtetit absolut PS-së si dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale dhe dhurimin e pushtetit lokal dhe këshillave bashkiakë qeverisë.

“Jam përpara jush se sot është 17 maji e kjo ditë do kujtohet si dita më e errët e pluralizmit politik ne 32 vite. Pasojat shkatërrimtare të së cilës në vendin tonë të gjithë vijojnë t’i ndjejnë edhe sot shumë rëndë siç i kanë ndjerë në këto 5 vite. Marrëveshja e turpshme dhe tinzare e realizuar në errësirë të plotë 5 vite më parë tashmë është ekspozuar për të gjithë qytetarët. Është mëse e qartë se ajo nuk ishte vetëm marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira, por ajo vijoi edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas e gëlon ende. Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes së 17 majit edhe djegia e qëllimtë dhe mirëkoordinuar e mandateve parlamentare të opozitës duke i lejuar pushteteti kapjen e instutucioneve të pavarura. Ishte pjesë e marrëveshjes edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë-shtet edhe kontrollin e bashkive dhe 100% të këshillave bashkiakë si dhe mosregjistrimi i PD-së në KQZ në 13 tetor 20-19, datë që e zgjodhi vetë PD.” – i tha Meta.