Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas postimit të Kryemnistrit Edi Rama lidhur me largimin e “shqiponjës” nga hyrja në Kryeqytet.
Rama e quajti simbolin një vulgaritet dhe për këtë ka reaguar Basha i cili i përgjigjet duke i thënë se “kur zgjedh simbol hashashin, shqiponja të duket vulgaritet”.
Më tej Basha në reagimin e tij në Tëitter shkruan se çfarë nuk sjell ara në xhepat e tij dhe oligarkëve është e pavlerë prandaj dhe po shkatërron simbolin e 10 vjetorit të Pavarësisë.
“Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro”- shkruan Basha në Twitter.