Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria dhe Kosova bashkëpunim në energjitikë,  do ndërtojnë hidrocentral të përbashkët


Shqipëria, Kosova dhe Bashkimi Europian do të jenë bashkëfinancuesit e ndërtimit të një hidrocentrali me kapacitet 200 megavat.

”Koha Ditore” shkruan se projekti energjetik është planifikuar të ndërtohet në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, në zonën e Dragashit. Artikulli i referohet një deklaratë të bërë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka që është shprehur se ideja e një hidrocentrali të përbashkët është pranë aprovimit.

Sipas ministrit, BE-ja do të financojë 20 milionë euro grant për Shqipërinë dhe 20 milionë euro grant për Kosovën për ndërtimin e hidrocentralit që do t’u shërbente nevojave të balancimit energjetik për të dy vendet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *