Vendosni fjalën kyçe....

Heqja e simbolit të 100 vjetorit të Pavarësisë, Berisha: Akt antikombëtar


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas heqjes së “Shqiponjës” nga hyrja e Tiranës në kuadër të projektit të ndërtimit të “Unazës së Madhe”.

Berisha në një postim në Facebook e ka konsideruar si akt anti kombëtar heqjen e “Shqipnjës” së vendosur me rastin e 100 vjetori të Pavarësisë.

“Zografi bis dhe Lal Plehu i tij, në një akt antikombëtar heqin simbolin e kombit, ‘Shqiponjën’ nga sheshi me emrin e saj në hyrje të Tiranës ku u vendos me rastin e 100 vjetorit të pavarësise!” – shkruan Sali Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *