Vendosni fjalën kyçe....

“Ma hiqni qesen nga koka”, fjalët e fundit të gazetarit që u zhduk brenda konsullatës në Stamboll


Kanë dalë detaje të reja në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.  Një gazetar turk i kronikës së zezë në gazetën “Daily Sabah”, gjatë një interviste për Al Jazeera ka treguar fjalët e fundit të Jamal Khashoggit.

“Po mbytem…ma hiqni qesen nga koka, jam klaustrofobik“. Këto kanë qenë fjalët e fundit të gazetarit saudit Khashoggi, sipas një regjistrimi audio brenda konsullatës së Arabisë në Stamboll.  “Gazetari Jamal Khashoggi u vra menjëherë pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll”. Kështu konfirmoi  prokurori turk, Irfan Fidan disa ditë më parë, duke shtuar se trupi i tij ishte “i prerë në copa copa” pas vrasjes. Ai tha se operacioni ka qenë i paramenduar dhe se Khashoggi u vra shumë shpejt pasi hyri në konsullatë.

Khashoggi,  në gazetën Washington Post dhe kritik i princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, është parë për herë të fundit më 2 tetor, duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll. Pas mohimeve për disa ditë, autoritetet saudite e kanë pranuar më 20 tetor se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje, i cili, siç është thënë, ka shkuar keq. Trupi i Khashoggit nuk është gjetur ende.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *