Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja që Macron u bëri sot liderëve botërorë, nuk la mënjanë as Trump-in dhe Putin-in


Në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të hedhin poshtë deklaratat nacionaliste dhe nacionalizmat.  Duke folur para liderëve botërorë , ku në të ishin edhe presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin, ai e përshkroi nacionalizmin si një “tradhti të patriotizmit”.

“Patriotizmi është e kundërta e saktë e nacionalizmit. Nacionalizmi është një tradhti e patriotizmit. Duke i vënë interesat tona të para,  fshijmë atë që një komb ka më të dashur, atë që e jep jetën, atë që e bën të madhe dhe thelbësore: vlerat morale të tij. Unë e di se ka demonë të vjetër që po kthehen në sipërfaqe, janë gati të bëjnë kaos dhe vdekje”, tha ai.

Macron gjatë deklaratës së tij përcolli mesazhin që kombet duhet të gjejnë mënyra të reja për të ndërtuar paqen së bashku përballë populizmit të rrezikshëm, në rritje dhe nacionalizmit “egoist”.

“Historia nganjëherë kërcënon të marrë përsëri rrugën e saj tragjike dhe të bëjë kompromis shpresën tonë për paqe. Le të premtojmë se do t’i japim përparësi paqen mbi gjithçka “. Ai tha më tej se gjurmët e Luftës së Parë Botërore nuk ishin shuar kurrë nga Evropa dhe as nga Lindja e Mesme dhe u bëri thirrje vendeve të qëndrojnë së bashku në “vullnetin e mirë” kundër ndryshimit të klimës, varfërisë dhe pabarazisë. “Le të ndërtojmë shpresat tona në vend që të luajnë frikën tonë kundër njëri-tjetrit”, tha Macron. 

Duhet të themi se Trump nuk e kursen deklaratën,  “Amerika është e para”, e cila është cilësuar si një deklaratë nacionaliste. 

Burimi: CNN

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *