Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Khashoggi, Erdogan akuzon krerët e qeverisë saudite


Urdhri për vrasjen e gazetarit saudit, njëherazi kritik i ashpër i regjimit, Jamal Khashoggi, ka ardhur nga “nivelet më të larta” të qeverisë së Rijadit. Kjo është akuza më e fortë e lëshuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, këtë të premte, gjatë një shkrimi në “Washington Post”.

“Ne e dimë se autorët e krimit janë mes 18 të dyshuarve të burgosur në Arabinë Saudite. Ne dimë gjithashtu se ata individë erdhën të përmbushnin urdhrat e tyre: vrisni Khashoggin dhe ikni”, shkruan Erdogan.

“Më në fund, ne e dimë se urdhri për të vrarë Khashoggin erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite”.

Erdogan shtoi se ai “nuk do të donte ta besonte” se Mbreti saudit Salman ka urdhëruar vrasjen e Khashoggit, i cili mbeti i vrarë brenda Konsullatës arabe në Stamboll, më 2 tetor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *