Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 31-vjeçar pasi është kapur me lëndë shpërthyese. Nga policia është arrestuar Fatjon Kola pasi në banesën e tij u gjetën lëndë shpërthyese që përdorshim për mina me telekomandë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas një pune operative të mirëorganizuar bënë kapjen dhe arrrestimin në flagrancë të shtetasit : Fatjon Kola, 31 vjeç, banues në fshatin Pezë e Madhe.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së tij, në fshatin Pezë e Madhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 kallëpe tritol(150 gramë secili), nje granate mesymese si dhe nje sasi e dyshuar lënde eksplozive tritol ( rreth 500 gramë), që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Fatjon Kola, për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.