Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët e Senatit i kërkojnë Biden-it të ndërmarrë veprime ‘të guximshme’ për Palestinën


Nëntëmbëdhjetë senatorë demokratë, të udhëhequr nga Tom Carper, i kërkuan presidentit amerikan Joe Biden të mërkurën të vendosë një zgjidhje me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën.

“Lufta që pasoi pas sulmit të hamasit me sulmin e Izraelit në Gaza ka çuar në shkatërrim dhe dhjetëra mijëra të vdekur. Ne ju bëjmë thirrje që të vazhdoni të ndërmerrni veprime të guximshme diplomatike gjatë kësaj kohe krize,” shkruan ata në një letër.

Senatorët i kërkuan gjithashtu Bidenit të “përcaktojë publikisht një rrugë” për SHBA-në për të njohur një shtet “jomilitar” palestinez.

“Duke pasur parasysh ashpërsinë e krizës së tanishme, ky moment kërkon udhëheqje të vendosur të SHBA-së që duhet të shkojë përtej lehtësimittë krizës. Si e tillë, ne i kërkojmë administratës Biden të krijojë menjëherë një kornizë të guximshme publike që përshkruan hapat e nevojshëm që SHBA-ja të njohë një shtet palestinez të pamilitarizuar, i cili përfshin Bregun Perëndimor dhe Gazën, që do qeveriset nga një Autoritet Palestinez i rigjallëruar dhe i reformuar.” thanë ata.

Senatorët thanë se ishin “veçanërisht të zhgënjyer” nga kundërshtimi  kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’u përfshirë në rrugën drejt një shteti palestinez.

“Hapat diplomatikë që keni ndërmarrë ju dhe administrata juaj kanë qenë të një rëndësie të madhe dhe ne ju bëjmë thirrje të bëni edhe më shumë”, shtuan ata.