Vendosni fjalën kyçe....

“Njiheni Kosovën”- Në Kuvendin e Spanjës bëhet thirrje për njohjen e Kosovës (VIDEO)


Dy deputetë të Dhomës së Ulët në Kongresin e Deputetëve në Spanjë i kanë bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez që ta njohë më në fund Kosovën.

Në fjalën e tij në Dhomën e Kongresit, i partisë nacionaliste Baske, Aitor Esteban e këshilloi kryeministrin Sánchez që të mos ketë frikë nga pasojat pas marrjes së vendimit, pasi sipas tij nuk duhet që të shqetësohet për pasojat në Katalonjë apo në Bask.

“Në lidhje me Kosovën, më lejoni t’ju them që njiheni Kosovën një herë e përgjithmonë, pasi jemi përballur me ata edhe në futboll. Ajo që ka për të ndodhur, do të ndodhë.

Për vendosjen e fashave në plagë, epo Katalonja, Euskadi, çfarëdo që të ndodhë, do të ndodhë, edhe nëse e njihni apo jo.”- janë fjalët e deputetit Esteban.

Po ashtu Esteban ka akuzuar Serbinë se nuk e ka mbajtur fjalën për ndjekjen e krimeve të luftës.

Deklarata e Esteban është mbështetur edhe nga deputetja e partisë “Bildu”, Mertxe Aizpurúa.

“Është koha që Kosova të njihet si shtet i plotë, sovraniteti dhe legjitimiteti, sepse është një shtet i ri i krijuar me vullnetin e qytetarëve. Ne nuk duhet t’i kthejmë shpinën demokracisë apo vendimit të publikut, as në Ballkan dhe as në këtë shtet.”-është shprehur ajo.